Akuzohet për përdhunim, avokati i Mayorgas takon ish të dashurën e Ronaldos
Vijnë zhvillime të reja nga çështja “Mayorga-CR7”. Avokati mbrojtës i ish-modeles amerikane, e cila akuzoi Cristiano Ronaldon se e pati përdhunuar në një hotel të Las Vegasit në vitin 2009, ka udhëtuar në Londër për t’u ballafaquar me Jasmin Lenanrd, një ndër ish-et e futbollistit portugez, e cila së fundmi ka deklaruar se ka “prova komprometuese” mbi sulmuesin e Juventusit.

Vajza nga Anglia pushtoi rrjetet duke nënvizuar dy javë më parë se ishte kërcënuar edhe me jetë nga ana e CR7. Këtë takim mes Lesli Mark Stovall, avokates së Kathryn Mayorgas dhe Jasmin Lenardit e ka konfirmuar vetë zyra ligjore “Stovall & Associates”, por të dhënat dhe dokumentacioni që po përpunohet mbahet sekret.

“Pas shumë kërkesash nga ana e medias, mund të konfirmoj se zyra jonë ligjore ka marrë kontakte direkte me zonjën Lenard mbi temën ‘Cristiano Ronaldo’, – shkruhet në reagimin zyrtar të ‘Stovall & Associates’. – Arsyeja e udhëtimit në Londër ka qenë takimi me avokatin Xhonatan Kod dhe klientin e tij, Jasmin Lenard”.

Ish-banorja e “Big Brother” anglez, Jasmin Lenard, e kishte përshkruar 33-vjeçarin portugez si një djalë mamaje multimilioner, por edhe metroseksual, përveçse një psikopat me një personalitet bipolar.

Dhe pikërisht, si rrjedhojë e aventurës që ajo ka pasur dhe ka vuajtur me Ronaldon, vajza angleze shprehu hapur se është gati të mbështesë Mayorgan në kauzën e saj të përdhunimit kundër sulmuesit të Juventusit dhe se ka edhe prova të forta komprometuese ndaj pesë herë fituesit të “Topit të Artë”. /albeu.com/
Shtuar më 17/01/2019, ora 17:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori