Akuzohet për përdhunim, avokati i Ronaldos: Dokumentet janë manipuluar
Pëlqej
Ronaldo do të vazhdojë betejën e tij për akuzën e përdhunimit nga modelja amerikane, Katerin Majorga.

Futbollisti mohon akuzat dhe pretendon se ajo kërkon të përfitojë nga imazhi i tij. Majorga pretendon se në 2009 është përdhunuar nga portugezi në Las Vegas. Madje më vonë ata kanë nënshkruar edhe një dokument ku Ronaldo ka blerë heshtjen e modeles për 375 mijë dollarë.

Dokumenti i botuar nga “Der Spiegel” është nënshkruar në 2010 dhe mban firmën e të dyve. Megjithatë, është avokati i sulmuesit të Juventusit që për “Correio de Manha” ka deklaruar se firma e klientit të tij është e manipuluar.
Shtuar më 15/10/2018, ora 23:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori