Akuzoi Takajn për trukim ndeshjesh, vihet në pranga ish-lojtari (FOTO LAJM)

Ish-lojtari Sanel Kuljic lëshoi bombën me deklaratën e tij në lidhje me trukimet e kampionatit austriak.

Ai akuzoi se mafia shqiptare, duke përmendur presidentin Ardjan Takaj se ka gisht në trukimin e ndeshjeve.

Bundesliga e Austrisë, Federata, por dhe vetë presidenti Takaj e kanë akuzuar për shpifje, por duket se Kuljic nuk do të përfundojë pas hekurave për shpifje, por për drogë.

Policia austriake i gjeti kokainë gruasë së Kuljic në dyqan duke e arrestuar direkt si një tregtar kokaine. Boshnjak-austriaku kërkoi të fitonte vëmendjen rreth vetes që të shiste kopje dhe nga libri i shkruajtur prej tij, por duket se vetëm sa u gropos më shumë.
Shtuar më 22/09/2019, ora 13:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori