Alarm për zjarr, Bayerni braktis hotelin (FOTO)

Pëlqej
Një ngjarje e papëlqyeshme ka ndodhur në hotelin ku është akomoduar Bayerni i Mynihut në prak të sfidës së Champions League me CSKA-në e Moskës në kryeqytetin rus. Rreth orës 21:45 të mbrëmjes së të dielës, një alarm për zjarr i ka detyruar të gjithë pjesëtarët e skuadrës gjermane, përfshirë këtu futbollistë, staf teknik dhe drejtues, të dalin në rrugë për të shmangur një tragjedi të mundshme. Sigurisht që nuk ndodhi asgjë, madje sikurse shihet edhe nga fotot selfie, Guardiola dhe futbollistët e tij duken të qetë, megjithatë në një moment i ka përfshirë ankthi dhe frika për jetën.

Bavarezët mbërritën në “Ritz Carlton Hotel” rreth orës 19:50, me kërkesë të trajnerin spanjoll, i cili ka dashur që skuadra e tij të transferohej në Moskë dy ditë para sfidës së Championsit. Vetëm dy orë më pas, kohë kjo e mjaftueshme për t’u sistemuar, bie alarmi. Të gjithë jashtë, ka rënë zjarr.” Pasi gjithcka u sqarua dhe nuk kishte më asnjë rrezik, futbollistët dhe i gjithë stafi i Bayernin u akomoduan sërish në dhomat e tyre, por programi i Guardiolës kishte nevojë për një ndryshim të vogël: zgjimi u shty një orë.
Shtuar më 29/09/2014, ora 16:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori