Alarm te Italia, dëmtohen 3 futbollistë
Trajneri i Italisë, Roberto Mancini, është detyruar të bëjë ndryshime të tjera në listën e lojtarëve për ndeshjet e rëndësishme kundër Armenisë dhe Finlandës të vlefshme për eliminatoret e "Euro2020".

Numri një i stolit u detyrua të zëvendësonte fillimisht Francesco Acerbin me Danilo D’ambrosion, ndërsa tani duhet të bëjë dhe pa dy futbollistë të rëndësishëm.

Lojtari i Romës Brayn Cristante dhe ylli Lorenzo Insigne janë dëmtuar dhe nuk mund të luajnë.

Mancini i ka zëvendësuar me të riun e Brescias ,Sandro Tonalin dhe Vincenzo Grifon e Freiburgut.
Shtuar më 03/09/2019, ora 18:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori