Futbollisti me origjinë nga kosova,
Albian Ajeti vetëm pak ditë më parë, u ankua se nuk ishte ftuar nga Kombëtarja e Shqipërisë për Botërorin "Rusia 2018".
Por ditën e sotme një dokumenti i siguruar nga “Panorama Sport” e nxjerrë blof lojtarin pasi u zbulua se lojtari, njëkohësisht edhe vëlla i tij Arlind Ajetit, është pajisur me pasaportë
shqiptare që në vitin 2015 me kërkesë të posaçme për procedura të përshpejtuara pikërisht nga FSHF.
“I nderuar Zoti
Albian Ajeti. Në lidhje me kërkesën tuaj për dhënie të shtetësisë
shqiptare, ju vëmë në dijeni se: Në mbështetje të
nenit 92, në paragrafin (c) dhe
nenit 93 të Kushtetutës së Shqipërisë si dhe të
nenit 9, pika 7, e
nenit 20 të ligjit nr. 8389 datë 05.08.1998, “Për shtetësinë
shqiptare”, të ndryshuar, me an të të dekretit nr. 9182 datë 15.07.2015, të Presidentit të Republikës, ju është miratuar dhënia e shtetësisë
shqiptare” /albeu.com/
Shtuar më 28/05/2018,
ora 14:34