Albin Kurti ulet në stadium krah tifozëve të thjeshtë, u jep zemër Kosovës dhe Shqipërisë
Kyetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është i pranishëm në stadiumin “Fadil Vokrri” ku po luhet sfida Kosovë-Angli.

Kurti është ulur së bashku me tifozë të thjeshtë dhe anëtarë të tjerë të Lëvizjes Vetëvendosja.

Duket qartë që Kurti nuk ka zgjedhur të jetë në tribunën VIP, ku janë të pranishëm shumë politikanë të tjerë, por ka dashur ta përcjellë ndeshjen krh popullit të thjeshtë.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti shkruan se sot kombi shqiptar përplaset me dy kombëtaret më të mira, Anglinë dhe Francën. Ai uron suksese të dy ekipeve.

Postimi i plotë i Kurtit:

Më lart se kaq nuk është e mundur, sepse Anglia e Franca sot janë dy kombëtaret më të mira në botë. Njërën e pret Kosova, kurse tjetrën e pret Shqipëria. Rezultati në Prishtinë e ndihmon atë në Tiranë. Ju përshëndes nga tribunat e Lindjes në "Fadil Vokrri". FORCA!"


Shtuar më 17/11/2019, ora 20:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori