Allegri: Duhej të kishim shënuar 4 gola në pjesën e parë
allegri
Trajneri i skuadrës së Juventusit, Masimiliano Allegri tha pas humbjes me Manchesterin se skuadra e tij duhet të kishte shënuar plot katër gola në pjesën e parë, por lojtarët nuk shfrytëzuan rastet.

“Është një humbje zhgënjyese, sepse ekipi luajti mirë. duhet të përmirësojmë finalizimin tonë, sepse nuk arritëm asnjëherë të mbyllnim ndeshjen kur e kishim në kontroll.

E dinim që kur të futej Fellaini duhet të shmangnim goditjet e dënimit, por këtë sezon po e bëjmë shumë shpesh.
E vetmja mënyrë që United mund të shënonte ishte nga goditjet e dënimit dhe ne ua dhamë mundësinë.

Gjithsesi, mbetemi në krye të grupit. Mendoj se kjo humbje do të na bëjë mirë teksa duhet të mësojmë nga këto situata.
Kishim mundësinë të siguronim vendin e parë sot. Komplimentoj ekipin tim për paraqitjen e mirë., por një paraqitje e mirë pa rezultat pozitiv nuk vlen shumë.

Goli i Ronaldo-s ishte i jashtëzakonshëm, por kishim aq shumë mundësi. Mund të kishim shënuar tre apo katër gola vetëm në pjesën e pare”, tha Allegri. /albeu.com/

Shtuar më 08/11/2018, ora 10:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori