Allegri merr vendimin për Ronaldon
Cristiano Ronaldo do të pushojë nesër mbrëma ndaj Udineses.

Arsyea se përse Allegri do ta lerë në stol portugezin, lidhet me faktin për ta pasur numrin 7 të freskët për ndeshjen ndaj Altetico Madridit në mesjavë, shkruan Albeu.com.

Juventusi u mposht 2-0 në ndeshjen e parë në Wanda Metropolitano ,teksa do ti duhet të përbysë avantazhin e dyfishtë të madrilenve.

Ndërkohë Allegri ka folur edhe për problemet e Paulo Dybalas me Mario Mandzukicin.

"Cristiano Ronaldo është i gatshëm, por do të jetë në stol", tha Allegri.

"Dybala ende po luan me atë goditjen që mori në Madrid, Mandzukic ka disa shqetësime në gju".

"Ata janë stërvitur përveç ditës së sotme, por janë më mirë. Do të vendosim nesër në mëngjes, kur të takohemi para ndeshjes".

Allegri gjithashtu ka kërkuar nga tifozët që të jenë pranë skuadrës gjatë kësaj jave, që është shumë vendimtare.

"Shpresoj që do të vijnë fansat tonë dhe do të shijojnë ndeshjen, sepse në ndeshjen kundër Frosinones dukej sikur po luanim me dyer të mbyllura".
Shtuar më 07/03/2019, ora 16:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori