"Alo përshëndetje, hajde te Napoli", Sacchi zbulon prapaskenën me Maradonën
Diego Maradona feston 60-vjetorin e lindjes ditën e sotme dhe urimet për futbollistin më të mirë të historisë së futbollit kanë qenë të shumta.

Milan-Napoli ishte një nga duelet më spektakolare të viteve ’90 në Serie A, që ishte kampionati më i bukur dhe më i fortë në planet.

Ish-trajneri i famshëm i kuqezinjve, Arrigo Sacchi ka zbuluar për Radio Kiss Kiss një prapaskenë interesante në lidhje me yllin, simbolin dhe krenarinë e Napolit.

Diego më telefonoi dhe më kërkoi të shkoja trajner te Napoli.

Më donte tek ekipi i tij, por unë ndihesha për mrekulli te Milani. Kam qenë gjithmonë besnik i idesë që nuk duhet të lëvizësh kur ndihesh mirë aty ku je, ky është shkaku pse refuzova Napolin dhe Maradonën“, deklaron Arrigo Sacchi.
Shtuar më 30/10/2020, ora 22:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori