Altin Lala heq dorë nga pasaporta shqiptare, në pritje të asaj gjermane (FOTO LAJM)

Ish kapiteni i kombëtares së Shqipërisë, Altin Lala ka hequr dorë nga Pasaporta Shqiptare. Lajmi bëhet i ditur nga ky dekret i firmosur nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

"I lejohet lënia e shtetësisë shqiptare me kërkesë të tij personit të mëposhtëm: Altin Dod Lala," thuhet në dekret.

Një vendim që duket se është marra nga Lala pas angazhimeve të tij si agjent i disa futbollistëve, mes të cilëve edhe sulmuesit të përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica.

44-vjeçari që ka luajtur për ekipe si Dinamo, Hannover 96 dhe Bayern Munich II pritet të pajiset me pasaportë gjermane, por ligji gjerman, që nuk e lejon një shtetas të zotërojë dy pasaporta e ka shtyrë Lalën që të marrë këtë vendim.

Shtuar më 15/01/2020, ora 19:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori