Ancelotti mbërrin në Shqipëri
Pas udhëtimit të tij të kësaj jave, në forumin e trajnerëve elitarë europianë në Gjenevë të Zvicrës, Carlo Ancelotti është rikthyer në “Sabener Strasse” mëngjesin e kësaj të premteje për të nisur përgatitjet për ndeshjen e radhës ndaj Schalke 04, që do të luhet të premten e javës tjetër.

Vetëm pak orë pas kthimit të tij në Gjermani, trajneri italian i Bayern Munchen udhëtoi drejt Tiranës me ftesë të kryeministrit Edi Rama, për të folur përpara 150 të ftuarve mbi librin e tij “Udhëheqja e urtë: Si të fitosh zemrat, mendjet dhe ndeshjet”, shkruan TCH.

Takimi mes trajnerit të mirënjohur italian, ish-drejtues i Milanit, Parisit dhe Realit të Madridit e tashmë në krye të Bayern Munchen, ka nisur në Kryeministri që prej orës 18:30. Mes të ftuarve raportohet të jetë tekniku i kombëtares kuqezi, Gianni De Biasi, por edhe trajnerë të tjerë shqiptarë./Albeu.com/
Shtuar më 02/09/2016, ora 19:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori