Ancelotti "shpërthen" ndaj serbëve: Vetëm këtë dinë të bëjnë
Pëlqej
Napoli ndryshe nga sa pritej nuk bëri mjaftueshëm ne ndëshjen debutuese të Champions Leagues kundër skuadrës serbe Crvena Zvezdën.

Ndeshja u ndal në barazim, me rrjeta të paprekura, ku kipi i Ancelottit edhe pse dominoi lojën por nuk arriti të konkretizonte me gol.

Pas ndeshjes trajneri i Napolit ka "shpërthyer" kundër serbëve duke i akauzaur se vonuan lojën dhe vetëm kërkonin faulle me anë të simulimeve.

“Ishte e pashmangshme që 15 minutat e fundit të ishin ndryshe. Kundërshtari vetëm shpërdoronte kohën me simulimet. Ata janë profesionistë për këtë. Ishin gjithmonë në kërkim të një faulli. Megjithatë nuk është ky problemi, sepse ne duhet të kishim shënuar më parë. Kemi bërë pak gabime por ishim të pafat. Janë dhe 5 ndeshje për të shkuar në raundin tjetër dhe ne mund të mundim këdo”, përfundoi italiani. /albeu.com/
Shtuar më 19/09/2018, ora 15:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori