Ancelotti tregon "skenarin" për të ardhmen e Hysajt
Pëlqej
Carlo Ancelotti i hedh ujë “zjarrit” të ndezur në kampin napolitan rreth të ardhmes së Elseid Hysajt.

Në përfundim të takimin me Sassuolon, i vlefshëm për fazën e 1/8-ave të Kupës së Italisë, trajneri i mirënjohur italian rezervoi fjalë pozitive për mbrojtësin shqiptar, duke pranuar gjithsesi se paraqitja e tij kishte disa probleme.

“Hysaj zhvilloi një ndeshje të mirë, me ndonjë gabim apo ndonjë gjë tjetër të bërë shumë mirë.”

Po mediat italiane më shumë se për performancën ndaj Sassuolos, ishin të interesuara për të ardhmen e Hysajt. A do të qëndrojë apo jo te Napoli?

“Çështja “Hysaj” është menaxhuar shumë mirë. Kemi patur një takim dhe kemi kuptuar që ai dëshiron të qëndrojë, ndërsa ne e vlerësojmë shumë. Pastaj në një sezon të gjatë mund të kesh ulje-ngritje. Ai dhe menaxheri i tij janë shumë të qetë”.

Napoli do të përballet me Milanin në çerek-finale të Kupës së Italisë.
Shtuar më 14/01/2019, ora 11:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori