"Arena Kombëtare" ka një "binjak" në Meksikë (FOTO LAJM)

Stadiumi i ri në kryeqytet që do të mbajë emrin "Arena Kombëtare" ka një impiant të ngjashëm në pamjen e jashtme dhe të brendshme në Meksikë, kështu shkruan e përditshmja spanjolle “AS”.

Stadiumi në fjalë është ai që mban emrin "Nemesio Diez" dhe i përket skuadrës së Toluka në Meksikë.

"Ekipi i Toluka dhe përfaqësuesja e Shqipërisë ndajnë stadiume shumë të ngjashëm. "Nemesio Diez" dhe "Arena Kombëtare" kanë pamje të brendshme dhe të jashtme thuajse të ngjashme", shkruan versioni online i të përditshmes spanjolle për Meksikën duke hedhur edhe fotot e fundit nga stadiumi në kryeqytetin shqiptar.

Aty saktësohet se stadiumi i klubit meksikan është me një kapacitet prej 30 mijë vendesh, ndërsa ai shqiptar vetëm 22500 dhe do të hapë dyert për publikun në javën e ardhshme për ndeshjen kundër Francës.
Shtuar më 11/11/2019, ora 09:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori