Arlind Ajeti më në fund gjen skuadër, pranë transferimit në Danimarkë
Arlind Ajeti prej verës së vitit të shkuar është një lojtar i lirë pasi nuk ka firmosur me asnjë klub.

Mbrojtësi i përfaqësues shqiptare për të mos humbur formën fizike po mundohet të gjejë një skuadër që ti mundesojë minuta në këmbët e tij.

Referuar mediave në Danimarkë, Ajeti është vetëm një hap larg firmës me klubin e Veljes.

Lajmin e kanë konfirmuar shtypi sportiv në shtetin skandinav, duke iu referuar burimeve të sigurta pranë klubit ku aktivizohet prej tri sezonesh mesfushori i kombëtares, Ylber Ramadani, si dhe lojtari tjetër i U-21-vjeçarëve kuqezi, Arbnor Muçolli.

Sipas mediave daneze, drejtuesit e Velje kanë arritur të bindin Arlind Ajetin për një kontratë afatgjatë.

Aktualisht klubi militon në ligën e dytë dhe synon rikthimin në elitën e futbollit danez, atje ku e ngjiti dy sezone më parë trajneri italian, Adolfo Sormani, i cili sot drejton Partizanin në Kategorinë Superiore.

Që prej qershorit 2019, Ajeti është pa skuadër, ndërsa kohët e fundit u përfol edhe një transferim te Tirana.

26 vjeçari ka një CV të pasur pasi ka lujatur me disa ekipe ne Serie A si Torino, Crotone dhe Frozinone.

Ndërkohë mbrojtësi kuqezi i cili zhvilloi një europian fantastik në aspektin persoanl në Francë është një prodhim i akademisë së Bazelit në Zvicër.

Ajeti ka zhvilluar gjithashtu 18 takime me kombëtaren shqipatre duke shënuar edhe një gol.
Shtuar më 15/02/2020, ora 16:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori