Armand Duka: Kam shitur çorape grash dhe kaseta, bëra kontrabandë në kohën e komunizmit
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, është rrëfyer për jetën e tij dhe fillesat në biznes. Ai ka treguar detaje tejet interesante në emisionin "Oktapod" të moderatorit Turjan Hyskaj në "Vizion Plus".

Sa e vështirë është që të nisësh biznes në Shqipëri?

Kam bërë një kontrabandë të vogël përpara komunizmit. Nuk kisha fatin të dilja jashtë Shqipërie, por shisja ndonjë orë këtu në Shqipëri. Ndoshta kisha instikt të fshehur biznesmeni.

Ku keni shkuar për herë të parë?

Në Greqi kam shkuar me vizë false. Përveç të gjithë dyqaneve që ishin plot, shihja edhe kioska të mbushura plot. Aty kuptova që sistemi në Shqipëri duhet të ndryshonte.

Çfarë kërkonit nga biznesi?

Si fillim doja thjesht të fitoja diçka për vete, sepse nuk besoja që do të ndryshohej regjimi. Doja vetëm diçka për shtëpinë time. Atëherë isha vetëm 29 vjeç.

Çfarë sollët për herë të parë?

Kaseta magnetofoni dhe çorape grash.

Kur e bëtë milionin e parë?

Që në atë kohë. Duhej të merrje sa më shumë para. Megjithatë, nga ajo kohë deri tani nuk i plotëson asnjëherë paratë, sepse duhet të marrësh borxhe. /albeu.com/
Shtuar më 06/04/2015, ora 09:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori