Armando Sadiku i festoi dy golat duke imituar një kuzhinier turk (VIDEO)
Armando Sadiku ishte përcaktues dje në mbrëmje në sfidën ndaj Izraelit duyke shënuar dy gola fantastik. Bomberi i kombëtares festoi në një mënyrë të veçantë, ashtu siç ka bërë gjatë fazës së dytë të sezonit me Luganon.

Po kë ka imituar Sadiku? Personazhi quhet Nusret Gëkçe (njihet edhe si Salt Bae) dhe është kuzhinier turk dhe pronar i restorantit Nusr-Et (Stamboll, Ankara dhe Dubai).

Ai ka lindur në vitin 1983 dhe stili i tij i gatimit dhe prerjes së mishit u bë i njohur në internet, por sidomos mënyra se si ai i hedh kripën. (video më poshtë). Gëkçe u bë i njohur në internet gjatë janarit 2017 për mënyrën e tij se si e pret mishin. Kur u pyet se cilën mish e preferon, ai u përgjigj duke bërë shaka se është vegjetarian.



Ai u bë i famshëm prej një videoje me emrin “Ottoman Steak”, e cila u postua më 7 janar 2017 në llogarinë e restorantit të tij në Twitter. Ishte parë 10 milionë herë në Instagram, pasi u quajt si “Salt Bae” për shkak hedhjes ironike të kripës.

Pikërisht këtë kuzhinier të famshëm imiton edhe Armando Sadiku pasi realizon golat e tij te Lugano, teksa ai njihet për lidhjen e veçantë që ka me gatimin, pasi njihet si një kuzhinier i mirë. /albeu.com/


Shtuar më 12/06/2017, ora 12:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori