Arrestohet ish-futbollisti i "La Ligas", pjesë e grupit të narkotikëve (FOTO LAJM)

Policia spanjolle ka kryer një supër operacion anti-drogë në disa qytete të mëdha të vendit duke arrestuar 19 persona, duke kapur një ton hashash.

Mes të arrestuarëve është edhe Sergio Koke, një ish-futbollist profesionist i “La Ligas” dhe disa kampionateve të njohura në Europë siç është ai francez apo grek. Mediat iberike raportojnë se Koke është arrestuar me akuzën e të qënit pjesë e këtij grupi që merrej me kultivimin dhe shpërndarjen e lëndes narkotike.

Ai ka luajtur për disa sezoni me Malagën deri sa kaloi në kampionatin grek për tu rikthyer në “La Liga” në vitin 2011 në Rayo Vallecano.
Shtuar më 19/11/2019, ora 15:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori