Arsenali përmbys Anderlechtin në 5 minutat e fundit (VIDEO)
Arsenali ka mposhtur Anderlechtin e Besnik Hasit me rezultatin 2-1 në Belgjikë.

Topçinjtë shënuan dy gola në 5 minutat e fundit për të përmbysur avantazhin e vendasve.

Anderlechti rezistoi në pjesën e parë, duke pësuar gol, por ndeshja u bë e fortë në pjesën e dytë.

Ishte Najar ai që realizoi me kokë në minutën e 71-të, teksa deri në fund, Arsenali bëri presion të madh.

Keiran Gibbs befasoi me një gol në minutën e 89-të, teksa një minut më vonë në mënyrë Lukas Podolski vulosi takimin.

Fat i keq për Besnik Hasin, ekipi i të cilit pësoi disfatë në fund të takimit.

Nga ana tjetër ishte Galatasaray që pësoi tri gola në pjesën e parë ndaj Dortmundit.

Aubameyang me dy gola dhe Reus (41') e krijuan epërsinë e mjaftueshme pas pjesës së parë.

Në fund të takimit (83') ishte Adrian Ramos ai që realizoi për 4-0 dhe rezultatin final të takimit.

Dortmundi me nëntë pikë prin në Grupin D, pasuar nga Arsenali me gjashtë pikë në vendin e dytë. Anderlechti dhe Galatasaray kanë nga një pikë dhe si duket do të luftojnë për Europa League dhe vendin e tretë.


Shtuar më 22/10/2014, ora 22:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori