Arsenali triumfon ndaj Olympiakos në Greqi (VIDEO)
Arsenali ka marrë një fitore të rëndësishme në Greqi ndaj Olympiacos.

Ishte një ndeshje e dominuar nga vendasit për shumicën e kohës, por në fund Topçinjtë kanë treguar potencialin e tyre duke shënuar në një prej rasteve të pakta që krijuan.

Olympiacos ka bërë një ndeshje të madhe, duke ushtruar presion gjatë gjithë kohës dhe duke vënë në goxha vështirësi miqtë.

Megjithatë, Arsenali ruajti qetësinë dhe arriti ta ndëshkonte në fund të takimit me francezin Alexandre Lacazette.

Sulmuesi i ardhur nga Lyon dy sezone më parë ka shfrytëzuar më së miri një pasim nga e majta duke shënuar me gjakftohtësi.

Arsenali do të shkojë në Londër me ndjesinë se nuk bëri mjaftueshëm, por rezultati i jep besim për ndeshjen e kthimit.

Shtuar më 20/02/2020, ora 23:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori