Artan Hoxha: Më doli parashikimi i zgjedhjeve, tani prisni që Vllaznia të bie nga kategoria
Gazetari i njohur, Artan Hoxha, ka reaguar pas mbylljes së raundit të parë të votimeve, nëpërmjet një statusi në Facebook.

Ai shprehet se parashikimi i tij, që e kishte dhënë para 2 javësh, në emisionin Fair-Play në News 24 nga Enkeleda Zeko, se kandidati Shpëtim Hala do të merrte 0 vota, madje nuk do të votohej as nga klubi që e kishte propozuar.

Këtë herë, ai ka dhënë edhe një parashikim tjetër, ku shprehet se për të do të jetë Vllaznia ajo që do të rrëzohet nga kategoria. Reagimi i plotë.

Per te gjithe ata qe kishin dyshime, raundi i pare i votimit per presidentin e FSHF-se:
Armando Duka 39 vota
Bashkim Fino 22 vota
Gjergj Halo 0 vota
Para dy javesh ne emision me Gjergj Halon, I thashe qe te vleresoj per kurajon por do marresh vetem 0 vota. Ju duk habi, ndersa kur thashe se favoriti i padiskutueshem eshte Duka, paneli mu kthye duke thene se eshte Fino…
Te gjithe mendonin se Rama ishte pas kandidatures se Finos, e keni gabim, nese kryeministri do kishte hyre ne loje Duka ishte larguar vet…
Ta gezojme Don Duken, dhe ne fund te majit prisni te dale nga kategoria superiore skuadra me e vjeter e futbollit shqiptar, Vllaznia…vendin e saj e ze Kastrioti i Krujes…
Kampionati vazhdon jane dhe shume ndeshje per tu kurdisur…
Shtuar më 07/02/2018, ora 18:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori