Arteta: Unë kam dështuar me Ozilin, ja pse nuk e përfshiva në skuadër
Mesut Ozil është lojtari më i paguar i Arsenalit dhe më i paguari i gjithë Europa League, por mesfushori nuk është përfshirë në listën e të federuarve për këtë kompeticion dhe as për Premier Ligën nga trajneri Arteta.

Pas këtij vendimi Ozil ka shprehur qartë pakënaqësinë dhe zhgënjimin e tij, duke u shprehur se klubi dhe trajneri nuk iu përgjigjën si duhet besnikërisë së tij.

Pas reagimit të mesfushorit, në lidhje me këtë çështje ka folur edhe vetë tekniku i Arsenalit, Mikel Arteta. Strategu spanjoll tregon arsyen e lënies jashtë ekipit të turko-gjermanit, teksa shprehet se ka dështuar të nxjerrë më të mirën e ish-mesfushorit të Real Madrid.

“Puna ime si trajner është të nxjerr më të mirën e çdo lojtari. Këtu, për momentin ndiej se kam dështuar. Unë dua Mesutin (Ozil) më të mirë të mundshëm për të ndihmuar ekipin. Dhe në disa momente unë kam mundur t’i afrohem këtij objektivi, ndërsa tani nuk kam qenë në gjendje ta arrij atë që doja”, shprehet tekniku i Arsenal.
Shtuar më 22/10/2020, ora 16:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori