Atalanta, bukuria e Italisë që fitoi dashurinë e të gjithëve
Në këtë sezon ka pasur vlerësime të mëdha për Atalantën, aqsa nuk kanë qenë të pakët ata që kanë shtruar pyetjen: “Në rregull, por çfarë kanë fituar?”.

Ekipi nga Bergamo ka fituar rekordin historik, ndërsa me pjesëmarrjen e parë në “Champions League” shkuan përtej pritshmërive dhe grupeve, teksa tani do të luajnë përballë PSG-së.

Ekipi nga Bergamo ka bërë edhe një rekord personal, duke përfunduar në vendin e dytë dhe duke ia vonuar Juventusit shpalljen si kampion i Serisë A. E këtu përshkruhet një skuadër që nuk ka investime të mëdha, por vetëm gjetje nga ana e Gasperinit që nuk i afrohen gjysmës së vlerës që kushton një lojtar i vetëm i Juventusit në total.

Për më tepër, është skuadra që bën lojën më të bukur dhe më të hapur në Italinë e mërzitshme. Në Serinë A jemi mjaftueshëm të mësuar me ekipet që kanë vetëm rezultatin primar, duke e kërkuar që ta arrijnë duke mërzitur edhe tifozët.


Por kjo ndryshon me Atalantën, teksa edhe goli i parë ndaj Milanit që do t’i jepte barazimin deri në këto momente i dëshmon të gjitha. Gasperini që ndodhet i dënuar dhe jo në stol, ka udhëzuar lojtarët që të bëjnë presion lart Milanit. Në momentin e golit të Zapatës ishin 5 futbollistë të Atalantës që gjendeshin në zonën e kuqezinjëve.

Pra asnjë frikë ndaj kundërshtarin për të luajtur hapur. Kështu mbrojtësat e Milanit e kanë më të vështirë për të pasur mes tyre duke dërguar topa në ajër dhe pa adresa të sakta.


/SportEkspres/
Shtuar më 25/07/2020, ora 18:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori