Atalanta fitore më "aromë" Championsi, Gjimshiti i tund rrjetën Strakoshës (VIDEO)
Atalanta ka triumfuar me përmbysje ndaj Lazios në Olimpico. Kjo fitore iu jep siguri skuadrës bergamaske për të ëndërruar Championsin ku janë shumë pranë, shkruan Albeu.com.

Vendasit në fakt u dukën sikur do ta kishin të lehtë fitoren pas golitë të shënuar nga Parolo që në minutën e 3 por më pas erdhën golat e Zapata Catagne dhe së fundmi shënoi Gjimshiti me kokë duke befasuar Strakohsën në një derbi shqiptarësh që përfundi me fitoren 3-1 të miqëve.

Me këtë rezultat Lazio humbet shpresat për një vend në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm. Ndryshe ndodh me skuadrën e Atalantës që tashmë numuron 62 pikë, 4 pikë më shumë se Roma e vendit të 5. /albeu.com/



Shtuar më 05/05/2019, ora 16:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori