Atl Madrid dhe Bayern ndajnë pikët (VIDEO)
Atletico Madridi nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 ndaj Bayern Munchen.

Ekipi spanjoll nuk gjeti fitoren, pavarësisht se përballë kishte një ekip të gjymtuar.

Pjesa e parë u mbyll me fitoren e madrilenëve, pasi Joao Felix dërgoi topin në rrjetë.

Bayerni bëri ndryshime në pjesën e dytë dhe barazoi në minutën e 87′.

Ishte Muller që dërgoi topin në rrjetë me anë të një penalltie.

Gjermanët janë të kualifikuar, ndërsa Atleticoja ka dhe një finale përpara.
Shtuar më 01/12/2020, ora 23:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori