Atletico Madrid në ritmin e Barçës (VIDEO)
Atletico Madrid nuk i ndahet Barcelonës. "Los Colchoneros" kanë fituar edhe në javën e tetë të La Ligas përballë Celta Vigos me rezultatin 2-1 duke ruajtur kreun e rënditjes në Primera Division me 24 pikë.

Sërish njeriu i ndeshjes është braziliani Diego Costa, i cili realizoi të dy golat për madrilenët në minutat 43 dhe 61. Ndërsa golin për miqtë e shënoi Santi Mina në minutën e 71. Kujtojmë që Diego Costa humbi edhe një penallti në minutën e 26.

Me këtë fitore Atletico Madrid vijon të thellojë rekordin e 0 humbjeve në kampionat dhe Kupat e Europës së bashku me Barcelonën dhe Romën në Serie A, ndërsa Celta Vigo rënditet në fundin e tabelës me vetëm 6 pikë pas 8 javëve kampionat.. /albeu.com/
Shtuar më 06/10/2013, ora 14:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori