Atletico Madridi ka arritur të dalë nga San Siro me fitore, ku e mposhti Milanin me një gol të vetëm, në përballjen e parë 1/8 në Champions League.
Ekipi mysafir e dominoi lojën në
minutat e para, ndërkohë që Rossonerët përpiqeshin ta largojnë rrezikun duke luajtur me topa të gjatë.
Mirëpo, me kalimin e minutave, vendasit filluan të bëheshin të rrezikshëm dhe e detyruan portierin mysafir që të ndërhynte në disa raste.
Pikërisht falë Courtois, Los Rojiblancos e mbajtën rrjetin të paprekur. Por, edhe lojtarët e Atleticos nuk e linin të qetë mbrojtjen e Milanit. Sido që të jetë, skuadrat shkuan në pushim me rrjeta të paprekura.
Ngjashëm si në fillim të pjesës së parë, edhe në
minutat e para të gjysmës së dytë, lojtarët mysafirë ishin më të rrezikshëm. Megjithatë, shumë shpejtë loja u baraspeshua.
Kur po afroheshin njëzet
minutat e fundit të sfidës, të dy trajnerët diktuan lojë më të vëmendshme të përqendruar në mesfushë, në mënyrë që të mos rrezikonin pësimin e golave.
Megjithatë, pas një harkimi nga këndi, Diego Costa reagoi më së miri për të shënuar për epërsinë e klubit nga kryeqyteti spanjoll (83’).
Rezultati i përballjes së parë e favorizon
Atletico Madridin për t’u kualifikuar në çerekfinale, kur dihet se ndeshjen e kthimit e zhvillon në Vicente Calderon. Mirëpo, nuk duhet të harrojmë se Milani ka histori në Ligën e Kampionëve dhe gjithçka mund të ndodhë.
Shtuar më 19/02/2014,
ora 23:43