Autogoli i Gardës me sqarimin për heqjen e truprojave të Berishës
Garda e Republikës ka sqaruar përmes një njoftimi tre radhë se përse vendosi që t'i heqë truprojat ish-kryeministrit Berisha. Sipas sqarimit që bën ky institucion, heqja ka të bëjë me zbatimin e ligjit për Gardën e Republikës, i cili parashikon ruajtjen me truproja të Kryeministrit të vendit tre vite pasi ka mbaruar detyrën.

Praktikisht, thotë Garda, Berishës i ka përfunduar ky afat dhe prandaj iu hoqën truprojat.

Në fakt, Sali Berisha nuk është më Kryeministri i vendit që prej shtatorit të vitit 2013.

Përkufizimet ligjore bënin të detyrueshme ruajtjen me truproja deri në shtator të vitit 2016, shkruan Albeu.com.

Por, sërish sipas sqarimit të bërë nga Garda, ky institucion ka vijuar ruajtjen e Berishës me truproja në shkelje të ligjit edhe për më shumë se dy vite të tjera duke u kujtuar pikërisht në protestën e 16 shkurtit për t'ja hequr. /albeu.com/
Shtuar më 21/02/2019, ora 15:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori