Avakotja e Mayorgas i bën "gropën" Ronaldos në 18 shtete
Ndeshja e “boksit” në distancë me përgjigje e kundërpërgjigje mes Mayorgas dhe Ronaldos vazhdon dhe duket se nuk ka ndërmend që të ndalet. Pas akuzave të ngritura thuajse 10 vjet më vonë nga ish-modelja amerikane, daljes në media edhe të paktit heshtjes (kundrejt pagesës 375 mijë dollarë) të firmosur nga të dyja palët, si dhe përgjigjes së avokatit të futbollistit se ndoshta dokumentacioni mbi të cilin ka në pronësi akuza edhe mund të jetë falsifikuar, avokatja e 34-vjeçares ka bërë hapin e radhës.

Sërish sipas asaj që raporton e përditshmja portugeze, “Correio de Manha”, Lesli Stovall, avokatja e Kathryn Mayorgës, dje ka bërë lëvizjen e radhës, duke ia dërguar dokumentacionin që akuza ka, prokurorisë portugeze, por jo vetëm kaq…

Ajo me anë të një “e-maili” e ka shpërndarë dosjen e akuzës edhe në 17 shtete të tjera. Gazeta, që po heton më thellë se kushdo tjetër këtë çështje, referon se dërgimi i këtij “e-mail”- i në 18 prokurori dhe zyra policore në 18 shtete të ndryshme është një hap me anë të së cilit kërkohet të përgënjeshtrohet përgjigjja e avokatit të Cristiano Ronaldos, Piter Christiansen, i cili theksoi se ndoshta letrat që ka nxjerrë akuza dhe revista gjermane “Der Spiegel” edhe mund të jenë falsifikuar, ndonëse ky informacion mund të gjendet edhe në dosjet e skandalit “Football Leaks”.

Për më shumë, avokatja e Majorgës pret ndoshta edhe një përgjigje nga prokuroritë e ndryshme, sidomos ajo portugeze, për të krahasuar mbi ligje të ndryshme që ndajnë shtete të ndryshme dhe për të punuar mbi një strategji të mundshme për të futur në “kafaz” Cristiano Ronaldon.
Shtuar më 13/10/2018, ora 17:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori