Baba i një vajze, kush është shqiptari që vdiq në aksidentin tragjik në Greqi (FOTO LAJM)

Një shqiptar ka ndërruar jetë ditën e djeshme si një pasojë e një aksidenti automobilistik në Greqi.

Ngjarja e rëndë rreth orës 12:40 të ditës së djeshme, në bulevardin buzë detit në Voula ku i vdekur mbeti Sadik Lamçellari.

Sipas të dhënave, shqiptari po udhëtonte me motor, kur u përplas nga një kamion. Dëshmitarët okularë thonë se makina e komunales po kthehej drejt rrugës bregdetare, ndërsa shqiptari nuk arriti që të manovronte.

Për fatin e tij te keq, ai po udhëtonte me shpejtësi tej normave të lejuara duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor dhe nuk kishte vënë kaskë mbrojtëse, gjë që solli edhe vdekjen e menjëhershme të tij.

Ka qenë vetë drejtuesi i kamionit që njoftoi policinë, ndërsa ishte në gjendje shoku dhe nuk dha shumë detaje. Ai tha se i riu po vinte me shpejtësi dhe nuk pati mundësi që ta shmangte.

Sadiku mësohet se ishte baba i një vajze të vogël, ndërsa në postime nuk mungon as motori i tij.


Shtuar më 22/08/2019, ora 14:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori