Babai i Mesit nuk humb kohë, blen shtëpi pranë Interit por negociatat i bën me një klub tjetër
Lajmi se babai i Lionel Mesit kishte blerë shtëpi përballë me zyrat e Interit, lumturoi tifozët zikaltër të cilët ëndërrojnë të shohin argjentinasin me fanellën e skuadrës së tyre.

Entuziazmi u shtua dje kur u mësua se Mesi i kishte kërkuar zyrtarisht Barcelonës largimin.

Por duket se plani i tij nuk është të transferohet në Milano, e aq më pak te Interi. Mediat argjentinase dhe spanjolle kanë zbuluar se babai i tij është larguar nga Italia ku gjendej për të blerë banesën e re në Milano, për të nisur kontaktet zyrtare me Mançester Sitin.

TyC Sports dhe RAC1 kanë bërë të ditur sot se ai ka folur me Guardiolën dhe drejtuesit më të lartë të klubit anglez, për të mundësuar një transferim.

Të njëjtta burime shpjegojnë se Mesit do t’i ofrohet një kotnratë prej dy vitesh në radhët e Mançester Sitit, me 3 vite në klubin paralel në Nju Jork, gjithmonë nëse argjentinasi do të preferojë të vazhdojë kontratën me Sitin.

Tashmë mbetet për t’u zgjidhur çështja e larigmit të tij nga Barcelona, por të gjithë duken të bindur se këto janë ditët e tij të fundit me fanellën e katalanasve.
Shtuar më 26/08/2020, ora 17:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori