"Babai im vdiq, motra lindi në shtëpi, kjo është arsyeja pse po ndërtoj spital"
Përveç cilësive të shkëlqyera në futboll, Sadio Mane është edhe një njeri modest dhe humanist i madh.

Megjithëse ai fiton miliona, luan për një klub të madh siç është Liverpool, ai asnjëherë nuk harron të kaluarën, duke ndihmuar në vendin e tij.

Për këtë, ai ka edhe arsyet, duke kujtuar fëmijërinë e vështirë.

Në një dokumentar të për Manen, ai tregon se si babai i tij humbi jetën sepse nuk kishte një spital në vendin e tij në Senegal, ndërsa për të njëjtën arsye, motra e tij ka lindur në shtëpi.

“Unë isha shtatë vjeç. Ne po fillonim të luanin futboll dhe një i afër i imi erdhi dhe më tha që babai im kishte vdekur. I thash të mos bënte shaka, nuk mund ta kuptoja këtë”, ka deklaruar Mane.

“Ne i dhamë një ilaç tradicional dhe ai ishte i qetë për tre deri në katër muaj. Sëmundja u kthye, ne nuk kishim një spital në Bambali, dhe duhej të shkonim në një fshat fqinj për të shpëtuar jetën e tij, por ata nuk patën sukses”.

“Motra ime lindi në shtëpi sepse nuk kishte spital në fshatin tonë. Ishte një situatë shumë e trishtuar për të gjithë. Kjo është arsyeja pse vendosa të ndërtoj një spital dhe t’iu jap njerëzve shpresë”.

Mane në të kaluarën ka ndërtuar edhe një shkollë në vendin e tij.
Shtuar më 08/04/2020, ora 20:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori