"Babai yt është krenar me ty", Cristiano Ronaldo mesazh emocionues pas fitores dhe pensionimit të Khabib

Edhe Cristiano Ronaldo ka reaguar pas natës së sontme në UFC.

Khabib Nurmagomedov ka shënuar fitoren e 29-të në karrierën e tij, kundër Justin Gaethje.

Pas duelit, ylli i UFC bëri të ditur se do të pensionohet, për të dëgjuar dëshirën e nënës së tij, por edhe me arsyen se nuk mund të luftojë pa babanë e tij në kënd.

Pas gjithë këtyre ngjarjeve, një reagim erdhi nga Cristiano Ronaldo, i cili postoi diçka në ‘Instagram’.

"Urime vëlla. Babai yt është krenar me ty", ka shkruar Ronaldo.

Cristiano Ronaldo po ashtu kishte humbur babain e tij në një moshë më të re dhe e njeh mirë dhimbjen e Khabib.

Khabib tashmë do të pensionohet nga MMA me një rekord 29:0.
Shtuar më 24/10/2020, ora 23:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori