Bale bën veprimin anormal, refuzon flamurin e Realit (VIDEO)
Bale vijontë jetë pjesë e Realit, por me sa duket ai nuk e dashuron këtë fanellë.

Një video e publikuar në rrjetet sociale, shfaq Gareth Bale dhe Raphael Varane duke komunikuar vetëm me gjeste.

Varane tenton t’ia dhurojë stemën e klubit që kapitenët ndërrojnë me kundërshtarët dhe derisa po bënin foto, mbrojtësi francez deshi që atë ta mbajë një futbollistë para në mënyrë që të dali më mirë fotografia.

Ai ia dhuron Bale, ky i fundit i habitur dhe shumë i ftoftë, e merr atë dhe ia dhuron Dani Carvajalit që nuk heziton dhe e mban atë në fotografinë zyrtare para ndeshjes.

Reagimi i Bale është i çuditshëm, i ftohtë, që vështirë se do të jetë ndonjëherë më ndryshe për shkak se gjatë verës ishte me një këmbë jashtë Madridit dhe madje, Zidane që sot e lavdëron, kishte thënë: “Më mirë për të, por edhe për ne, është që ai të largohet”.
Shtuar më 20/09/2019, ora 17:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori