Barazim dramatik, Holanda surprizon në fund Gjermaninë (VIDEO)
Holanda barazoi 2-2 me Gjermaninë në ndeshjen e fundit të grupit 1 në Ligën A, dhe kështu morëm 1 pikë që i nevojitej, për të dalë të parët në grup, e për të lënë pas Francën.

Pancerat shënuan në pjesën e parë me Werner dhe Sane, dhe u duk se gjithçka ishte marrë fund për tulipanët.

Por, vetëm në minutat e fundit të takimit, djemtë e Koeman, shënuan fillimisht me Promes, ndërsa vetëm në sekondat e fundit, barazoi shifrat mbrotjësi Van Dijk, duke vulosur kështu kalimin e Holandës për më tej në gjysmëfinalet e Ligës së Kombeve.
Shtuar më 19/11/2018, ora 22:40
Alban
e Martë 20 Nëntor 2018, Ora 01:49
Ndoshta ishte Ozili duke luajtur ps4.
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori