Barça djersit shumë ndaj Malagas, por merr 3 pikë (VIDEO)
Barcelona koleksionon fitoren e radhës në kampionat në një fushën e vështirë të Malagas. Katalanasit morën një sukses me shumë sforco 1-2, teksa si rrallë herë e kanë vendosur në diskutim rezultatin deri në minutat e fundit.

Talenti El Haddadi hapi serinë e golave që në minutën e 2-të për katalanasit, ndërkohë që Juanpi vendosi barazpeshën në minutën e 32-të.

Sfida ishte shumë e ndezur dhe në pjesën e dytë me raste të shumta në të dyja portat, por golin e avantazhit e gjen sërish skuadra e Luis Enriques me të përhershmin Lionel Messi në minutën e 51-të.
Blaugranët marrin kryesimin me 48 pikë. /albeu.com/
Shtuar më 23/01/2016, ora 17:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori