Barça kërkon revanshin, Reali vazhdimësinë
barca33
Skuadra e Barcelonës do të luajë sot në orën 16:15 në shtëpi përballë Betisit ku tre pikët janë objektivi i vetëm për të vazhduar shkëputjen nga skuadra e vendit të dytë Atletiko Madrid. Katalanasit pritet të luajnë në këtë takim me Lionel Messin në majën e sulmit i cili është rikthyer pas dëmtimit të rëndë që pësoi tre javë më parë.

Rivalët e përbetuar të Barcelonës, Reali i Madridit do të luajnë në transfertën e vështirë të Celta Vigos. Madrilenët do të zbresin në fushë me moralin e lartë pasi numërojnë tre fitore radhazi. Reali ndodhet aktualisht në vendin e 6 në renditje në kuotën e 17 pikëve, plot 7 pikë larg Barcelonës kryesuese. /albeu.com/
Shtuar më 11/11/2018, ora 10:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori