Barça merr arratinë (VIDEO)
Barcelona ka dalë fituese përballë Rayo Vallecanos (2-0) në ndeshjen e zhvilluar në Estadio de Vallecas Teresa Rivero, të vlefshme për javën e shtatë në La Liga.
Katalunasit bënë një gjysmë të parë bindëse duke shënuar dy gola. Lionel Messi pranoi një pasim nga Gerard Pique dhe e zhbllokoi rezultatin (35’).

Vetëm një minutë pas, sulmuesi tjetër, Neymar, e dyfishoi epërsinë pas asistimit të Munir El Haddadi.

Në gjysmën e dytë, gjërat nuk shkuan mirë për ekipin vendas, duke qenë se Jorge Garcia Morcillo u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë (60’). Në fund të takimit, edhe Javier Aquino mori kartonin e dytë të verdhë (90’+1).

Megjithatë, mysafirët nuk e shfrytëzuan superioritetin numerik për të shënuar gola të tjerë.

Pas shtatë javësh, Barcelona numëron 19 pikë, nga gjashtë fitore dhe një barazim. Përcjellësi më i afërt i BLaugranëve është Valencia që ka dy pikë më pak.

Real Madridi është shtatë pikë prapa, me një ndeshje më pak të zhvilluar (të dielën ndaj Athletic Bilbaos), kurse kampioni Atletico Madrid ka pesë pikë më pak se lideri.
Shtuar më 04/10/2014, ora 20:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori