Barcelona arrin marrëveshjen me yllin e Lyoni-t
Barcelona ka arritur marrëveshje me sulmuesin e Olympique Lyon, Memphis Depay.

Memphis Depay ka arritur marrëveshje me Barcelonën.

Fabrizio Romano nga Sky Sport Italia ka bërë të ditur se sulmuesi i Olympique Lyon ka marrëveshje me gjigantin katalan.

Pas kontateve disa ditë më parë, Depay është pajtuar me kushtet e ofruara nga klubi nga Camp Nou.

Mirëpo, sipas Romanos, marrëveshja finale duhet të arrihet mes klubeve dhe bisedimet janë duke u zhvilluar.

Barcelona po ashtu është në negociata me menaxherët e Gini Winjaldum, por ende nuk ka paraqitur ofertë tek Liverpool.
Shtuar më 09/09/2020, ora 14:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori