Barcelona bën hakmarrjen perfekte ndaj Juventusit, Messi i përgjigjet Dybalas (VIDEO)
Pëlqej
Një hakmarrje perfekte ka ndodhur mbrëmë në Camp Nou. Me kujtime akoma të freskëta nga muaji maj, dy ekipet hyrën në fushë me mendimin se Juventus tashmë ishte i mësuar me shpërfytyrimin e Barcelonës.

Mesa duket Juventus nuk ka arritur ta njohë në ndeshjen e parë ekipin blaugran e cila mbrëmë gjatë 90 mrbetëroi në çdo pozicion të fushës.

Messi realizoi dy gola shumë të bukur në këtë superpërballje ndërsa pati ndikimin e tij edhe në finalizimin e kroatit Ivan Rakitic. Përballjen e dy numrave 10 e fitoi argjentinasi i Barcës, me Dybalën që qëndroi gjatë gjithë 90 minutëshit në hije. Në të 45-tën, 5 -herë fituesi i Topit të Artë i shërbyer nga Suarez la të palëvizur Buffonin për avantazhin e blaugranave. Në të 56-tën Rakitic dyfishoi shifrat ndërsa në të 67-tën, Messi shënoi një supergol për ti dhënë një tjetër dimension fitores së Barcelonës.

Juventusit nuk i mbetet gjë tjetër veçse ta përgëzoi rivalin dhe të përgatitet të rikthejë titullarët dhe ti ruajë për ndeshjen e kthimit e cila me ëktë lojë shikon sërish favoritë spanjollët. /albeu.com/
Shtuar më 13/09/2017, ora 09:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori