Skuadra e Barcelonës do të luajë sonte në mbrëmje përballë
Rayo Vallecano. Një transfertë e lehtë në letër për skuadrën e trajnerit Valverde, por që në të vërtetë është delikate duke marrë parasysh se katalanasit do të luajnë me rrotacion dhe faktin se vendasit kanë shumë nevojë për pikë.
Në këtë takim pritet që të mungojë mesfushori Ivan Rakitiç i cili do të
zëvendësohet nga
Arturo Vidal. Gjithashtu në stol pritet të përfundojë edhe Luis Saurez dhe Jordi Alba. Sa i përket portës, mund të jetë dita e portierit të dytë Cillesen. Pa harruar edhe mungesën e Leo Messit. /albeu.com/
Shtuar më 03/11/2018,
ora 10:57