Barcelona në kërkim të një qendërsulmuesi, ylli i Napolit vet ofrohet
Barcelona në afatin e janarit do provojë të përforcojë sulmin me një qendërsulmues.

Memphis Depay mbetet prioriteti kryesor, sidoqoftë ylli i Napolit, Hirving Lozano e ka ofruar vetën të klubi katalunas.

Sipas "Mundo Deportivo", meksikani që është duke kaluar super formë me "Napolitanët" mendon se është i duhuri për skuadrën e Ronald Koemanit.

Nëse nuk realizohet transferimi i Depay, atëherë Lozano shihet si kandidati më i mundshëm duke parë se Koeman është i dëshpëruar për transferimin e një sulmuesi.

Sidoqoftë, Napoli s'do e shesë nëse nuk ofrohen së paku 50 milionë euro.
Shtuar më 19/11/2020, ora 23:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori