Barcelona tregon arsyet pse nuk u ble Coutinho: Liverpooli "u çmend"
Pëlqej
Merkatoja është mbyllur dhe Philippe Coutinho nuk është një lojtar i Barcelonës. Albert Soler dhe Robert Fernandez kanë treguar se pengesa ishte pagesa e lartë që Liverpooli i kërkoi Barcelon për brazilianin.

Duke folur për merkaton e transferimeve të Blaugranasve, të dy drejtorët shpjeguan se çfarë ndodhi pas sagave kryesore të verës. "Liverpuli vuti një çmim prej 200 milionë eurosh për Coutinhon dhe për këtë arsye ne vendosëm të tërhiqeshim", u tha Soler gazetarëve. "Ky klub dhe ky president nuk do ta rrezikojnë pasurinë e këtij klubi. Duke hyrë në merkato me aq shumë para, kërkesat financiare të bëra ndaj nesh ishin të tepruara. Sigurisht, fakti që Barcelona kishte aq shumë para për të shpenzojnë në vendin e parë ishte rezultat i daljes së Neymar. Ne e dinim për dëshirën e Neymarit për tu larguar, pasi ai na e komunikoi atë," tha Soler, përcjell Albeu.com.

"Thashethemet filluan që në muajin korrik. Presidenti dhe unë nuk morëm një mesazh paraprak. Ajo që ka dalë në shtyp nuk është e saktë." përfundoi Soler /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2017, ora 14:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori