Barcelona vazhdon me fitore (VIDEO)
Futbollistët e Barcelonës duke festuar
Barcelona vazhdon me fitore në kampionatin spanjoll. "Viktima" e rradhës ka qenë skuadra e Racing Santanderit, të cilën Barça e ka mposhtur në Camp Nou me rezultat 3-0.

Goli i parë erdhi në minutën e dytë nga Pedro i cili realizoi këtë gol pas një topi të jashtëzakonshëm të Leo Messit.

Pas një ndërhyrjeje të parregullt ndaj David Villas brenda zonës së ndaluar, arbitri akordoi penallti në minutën e 33-të dhe Messi ishte i pagabueshëm në gjuajtje.

Goli i fundit i ndeshjes erdhi në minutën e 57-të, autor i së cilës ishte mesfushori Andres Iniesta. (albeu.com)


Shikoni golat:


Shtuar më 22/01/2011, ora 21:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori