Bartomeu mbështet Messi-n para Spanjës në Botëror
Presidenti i Barcelonës Josep Maria Bartomeu pohon se për Kupën e Botës ai mbështet Lionel Messin përpara Kombëtares së Spanjës që është edhe vendlindja e tij.

Lionel Messi është shprehur pak ditë më parë se do të ishte shumë i lumtur nëse do të fitonte një trofe me Argjentinën madje ai tha se do të ndërronte edhe një trofe të Barcelonës për një me Kombëtaren e tij.

Së fundmi edhe Bartomeu shpreson që kupën e Botës këtë vit ta fitojë Lionel Messi me Argjentinën edhe pse vetë është spanjoll.

"Unë shpresoj se Lionel Messi të mund ta fitojë Kupën e Botës," tha ai për "Antena 3".

"Leo është lojtari më i mirë në histori, dhe shpresoj që të mund ta fitojë dhe të përmbushë ëndrrën e tij". ka përfunduar Bartomeu. /albeu.com/
Shtuar më 03/06/2018, ora 12:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori