"Basha më hënksh Edi Ramën", vota e studentit në Kuvendin e PD-së thyen rrjetin (FOTO LAJM)

Partia Demokratike zhvilloi sot mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, ku zgjodhi anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Në listë për anëtarë në Këshillin Kombëtar ishin shumë emra të rinjë, ku pati edhe refuzime e dorëheqje.

Por ajo që po bëhet virale në rrjet është mbishkrimi i një votuesi të PD-së në fletën e votimit.

Siç duket në foton e publikuar votuesi shkruan: "Lulzim Basha më hënksh Edi Ramën, me respekt studentët."

Mesa duket revolta e studentëve është shumë më e madhe se "tezat" e partive. /albeu.com/
Shtuar më 15/12/2018, ora 23:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori