Bayern e kërkon, reagon trajneri legjendar
Pankina e Bayern Munich është e lirë që prej largimit të Niko Kovac.

Tekniku gjerman nuk mori maksimumin nga skuadra dhe gjithçka u këput pas humbjes, 5-1 ndaj Eintracht Frankfurt në kampionat. Pas këtij momenti, të shumtë janë kandidatët potencial për të marrë drejtimin e gjigantit gjerman. Emri më i pëlqyer thuhet se është ai i Arsene Wenger.

Francezi nuk drejton një skuadër prej largimit të tij në verën e vitit 2018 nga Arsenali. Por, këto zëra kanë marrë përgjigje nga vetë 70 vjeçari, që ka zbuluar se ka qënë shumë pranë pankinës së Bayern shumë vite më parë, por tani ende nuk kanë nisur kontaktet e para.

"Asnjëherë nuk pranoj të flas me Bayern Munich sepse i njoh këta njerëz që udhëheqin klubin prej 30 vitesh. Unë isha shumë pranë Bayern shumë kohë më parë. Për momentin, unë nuk kam biseduar me ta fare. Ne nuk kemi biseduar me njëri-tjetrin dhe nuk e di nëse do ta bëjmë një gjë të tillë," u shpreh Wenger.

Bayern aktualisht është i katërti në Bundesliga, katër pikë pas liderëve, Borussia Mönchengladbach.
Shtuar më 07/11/2019, ora 17:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori