Bayern fiton kundër Benficas (VIDEO)
Bayern Munich ka fituar minimalisht 1:0 kundër Benficas në "Allianz Arena" duke bërë një hap të vogël përpara drejt kualifikimit nga kjo fazë.

Ekipi i Bayern ishte mjaft i mirë dhe se ka dominuar ndeshjen.

Goli i parë dhe i vetmi i takimit u shënua nga ana e Vidal qysh në minutën e dytë.

Bayern kishte disa raste të tjera të mira për shënim, por pa mundur të shënojë.

Kështu ndeshja u mbyll përfundimisht 1:0 për Bayernin.

Ky rezultat i jep përparësi Bayernit për kualifkim, por se edhe shanset e Benficas nuk janë të pakta. /Albeu.com.
Shtuar më 05/04/2016, ora 22:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori