Bayern i pandalshëm, fitore edhe për Borussia Dortmund (VIDEO)


Në Champions League e mund Porto, por në Bundesligë nuk ka kush ta bëjë diçka të tillë. Bayern Munchen arrin fitoren e rradhës në kampionat duke mposhtur 0-2 Hoffenheim-in.

Bavarezëve iu ka mjaftuar një gol i Rode në minutën e 38 dhe një autogol i Beck në minutën e 93 për të marrë tre pikët e rradhës dhe për të blinduar vendin e parë në kuotën e 73 pikëve, pas 29 javësh kampionat.

Fitore edhe për Borussia Dortmund që mposhti në shtëpi 3-0 Paderbornin e Alban Mehas. Golat për vendasit mbajnë firmën e Mkhitaryan (48), Aubameyang (55) dhe Kagawa (80).

Me këtë fitore Borussia ngjitet në vend të 8 në kuotën e 35 pikëve. /albeu.com/
Shtuar më 18/04/2015, ora 17:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori